
E ardhmja e Mikel Merinos ka rezultuar një ndër tematikat kryesore të merkatos së verës.
Spanjolli ishte pjesë e ‘’ La Furia Rojas ‘’, kombëtare e cila dominoi çdo rival në Europian dhe e fitoi këtë kompeticion për të katërtën herë në histori.
Mesfushori është shumë afër kalimit tek Arsenali, një ekip që e ka tentuar për disa merkato me rradhë. Sipas disa portaleve marrëveshja do të arrihet për afro 35 milionë euro, disi larg 65 milionë eurove, të cilat i korrespondojnë vlerës së kartonit.
Duke qenë se është afër përfundimit të kontratës me Real Sociedadin, ekzaktësisht në 2025-sën, për drejtuesit nga San Sebastian këto ditë finale shërbejnë për të mbushur sadopak arkat me largimin e tij.
Sipas ‘ Radio Marca Donostia ‘, vetë Mikel Merino ka kërkuar transferimin në ‘’ Emirates ‘’, tek të ashtuquajturit ‘’ Topchinjtë ‘’.
Prej gjashtë sezonesh ka rezultuar shumë determinant tek bardheblutë por si duket eksperienca në La Liga do të përfundojë dhe do të nisë një tjetër në Premier League, kampionat në të cilin në të kaluarën mbrojti ngjyrat e Newcastle United.
Një tjetër fakt shumë domethënës është se Mikel Merino nuk është grumbulluar nga Imanol Alguacil për sfidën e parë të La Ligas në ‘’ Reale Arena ‘’ kundër Rayo Vallecanos, i cili ka kontribuar në klasifikimin në Europë për disa vite me rradhë dhe në rrugëtimin drejt fitimit të Kupës së Mbretit para disa sezonesh.



