
Ngërci ekonomik në të cilin ndodhet Barcelona ia ka përveshur mëngët e drejtuesve katalanas për bërjen e llogarive të merkatos . Siç duket kuq e blutë do të kërkojnë me patjetër ndërtimin e një skuadre kompetitive për ta lehtësuar rrugën drejt suksesit . Ndër objektivat e shumtë spanjollët do ti hapin derën e largimit nga ‘’ Camp Nou ‘’ disa komponentëve që nuk e kanë kënaqur Ronald Koeman . Në këtë listë përfshihet edhe Samuel Umtiti . Sipas Manchester Evening News në garë për francezin është futur Manchester City që pretendon një avancim në lidhje me repartin defensiv edhe pse sezoni aktual i ka shkaktuar shumë buzëqeshje bardhekaltërve . ‘’ Citiziens ‘’ do të tregojnë dhëmbët me Zenit St Petersburg për arritjen e këtij akordi .
Me siguri kjo lëvizje është konceptuar si një surprizë nga ana e rusëve sepse janë koshientë për potencialin ekonomik të anglezëve që do t’ia vështirësojnë arritjen e këtij objektivi . Një nga njerëzit që është lumturuar pa masë për këtë interes është padyshim presidenti Joan Laporta sepse është i vetëdijshëm se oferta e tyre do të jetë tunduese dhe do ti krijojë një lloj qetësie klubit katalan në lidhje me bilancet edhe pse mbetet akoma shumë punë për të bërë për ta cilësuar këtë problematikë si pjesë të së kaluarës.
Një faktor kyç i kësaj historie është se Samuel Umtiti do të gjente mbështetjen e Pep Guardiolas i cili ka ditur ta vlerësojë 27 vjeçarin në një periudhë të vështirë të karrierës . Mbrojtësi i lindur në kryeqytetin e Yaundes të Kamerunit numëron vetëm 15 ndeshje me bluzën kuq e blu , statistika që e forcojnë idenë e largimit nga Katalunja .



