
Tre golat e shënuar në fitoren kundër Mallorcas ia kanë shtuar bindjet Carlo Ancelottit se Marco Asensio është një lojtar kyç për mbarëvajtjen e Real Madridit dhe kërkon ta ketë në dispozicion në të ardhmen . Situata e spanjollit është shumë ndryshe nga ajo me Zinedine Zidane për arsye se ka rikuperuar shumë nga loja e tij dhe ky fakt favorizon kryeqytetasit në hedhjen e hapave të sigurtë për më tej .
Prestigjozja As e ka sqaruar situatën duke deklaruar se 25 vjeçari ishte shumë pranë largimit nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ në merkaton e kaluar por influenca e Carlo Ancelottit rezultoi determinante për qëndrimin tek ‘’ Los Blancos ‘’.
Mirëpo duke ditur cilësitë e Marco Asensios disa skuadra të njohura tentuan ta largonin nga Madridi , lajm që u konfirmua nga agjenti i tij Horacio Gaggioli gjatë një interviste për ‘ Cadena SER ‘:
“ Ishin disa klube që u interesuan për të por vendimi i Carlo Ancelottit ishte qëndrimi i Asensios tek Reali sepse beson tek aftësitë e tij . Reali ishte i gatshëm ta transferonte me formulën e huazimit por influenca e Carlos bëri që kjo gjë të mos ndodhë “ , përfundoi Horacio Gaggioli .
Tashmë mesfushori nga Mallorca do të ketë një tjetër shans për tu shëndërruar në një pikë referuese tek Real Madridi dhe njëkohësisht privilegjin e të pasurit në stol një trainer tepër të suksesshëm.
3 gola në 6 ndeshjet e para e justifikojnë besimin e Carlo Ancelottit , statistikë e cila thekson se nxënësi i tij është në rrugën e drejtë .



