Josa emërohet trajner i Prishtinës, Thaçi drejtor sportiv

Josa emërohet trajner i Prishtinës, Thaçi drejtor sportiv

Prishtina ka vendosur që të bëjë ndërrim në udhëheqjen e ekipit të parë, duke ëmruar Josan trajner të ri të skuadrës.

Klubi kryeqytetas ka vendosur që drejtori sportiv Mirel Josa, i emëruar ditë më parë, të bëhet kryetrajner, ndërsa trajneri i deritashëm Arsim Thaqi të largohet nga posti i trajnerit për t’u bërë drejtr sportiv.

“Në koordinim me Bordin e klubit dhe shtabit profesional të përbërë nga trajnerët e klubit, është vendosur të bëhet rotacion në udhëheqjen e ekipit të parë. Duke përfillur kriteret e më hershme të kryetrajnerëve me përvojë dhe që pas vetes kanë shumë tituj të fituar, është vendosur që Mirel Josa tani e tutje të udhëheq ekipin e parë. Ndërsa, kryetrajneri i deritashëm Arsim Thaqi, i cili edhe para se të emërohej kryetrajner, kishte qenë koordinator i klubit dhe i shkollës, emërohet drejtor sportiv”, thuhet në njoftim të klubit. /Gazeta Express/ 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy