
Largimi i mundshëm i Alexis Sanchez nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ gjatë merkatos së verës është shoqëruar me interesin e një klubi shumë cilësor në La Liga.
Flitet për Real Betisin, i cili drejtohet nga bashkombasi Manuel Pellegrini.
Sulmuesi kilian ka lënë gjurmë në Europë në të kaluarën tek Barcelona, Arsenal, Manchester United dhe Marseille dhe aktualisht është pjesë e suksesit të zikaltërve, të cilët nën drejtimin e Simone Inzaghit e fituan Scudetton për herë të 20-të.
Numri një i stolit është koshient për cilësitë e 35 vjeçarit, i cili mund të formojë një treshe të frikshme në metrat e fundit bashkë me francezin Nabil Fekir dhe Isco Alarcon.
Gjithsesi ‘’ Los Verdiblancos ‘’ kanë tre sfida determinante në kampionat, të cilat do të përcaktojnë pjesëmarrjen ose jo në Europë në sezonin vijues dhe nëse do të jetë kështu, transferimi i Alexis Sanchez në ‘’ Benito Villamarin ‘’ mund të jetë një objektiv më i lehtë për tu arrirë.
Edhe pse drejt metrave të fundit të karrierës, potenciali i ishi-t të Udineses nuk ka nevojë për koment dhe rikthimi në La Liga do të ishte një avantazh pasi i njeh shumë mirë ekipet.
Me kampionët në fuqi të Scudettos Alexis Sanchez është aktivizuar në 29 sfida në sezonin aktual, të shoqëruara me 4 gola dhe 4 asiste dhe Spanja mund të jetë destinacioni i ri gjatë verës.



