Milani i mbyll derën skuadrave të tjera për Donnarumma, pritet rinovimi me gardianin e portës

Milani i mbyll derën skuadrave të tjera për Donnarumma, pritet rinovimi me gardianin e portës

Gianluigi Donnarumma është prioriteti kryesor i Milanit. Është vetëm 17-vjeçar, por i ka mahnitur të gjithë, duke tërhequr interesin e Juventusit, ndërsa nuk mungojnë edhe klubet jashtë Italisë që e dëshirojnë, me Liverpoolin, Manchester Unitedin, Real Madridin e Barcelonën.

Por, kuqezinjtë e Milanit janë duke tentuar që të organizojë sa më shpejt një takim me menaxherin e lojtarit, Mino Raiola, duke i ofruar rinovimin e kontratës deri në vitin 2022 me rrogë që do t’i pesëfishohet.

Sipas “Corriere dello Sport”, Milani synon që ta mbyllë marrëveshjen e re deri më 25 Shkurt 2017, dita kur Donnarumma do të festojë 18-vjetorin e lindjes dhe mund të firmosë kontratë me kohëzgjatje katër vjeçare.

Me kontratën e re, nga një milionë, Donnarumma do të fitonte pesë milionë euro, një propozim që në total do t’i kushtojë Milanit plot 50 milionë euro. Kjo është e njëjta shifër, me të cilën Gianluigi Donnarumma vlerësohet aktualisht në treg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy