Gonzalo Villar në radarët e Atleticos

Gonzalo Villar në radarët e Atleticos

 Humbja e turpshme 6-1 kundër Bodo Glimt do të kujtohet gjithmonë si një ndër dështimet më të mëdha jo vetëm të Romës por edhe të Jose Mourinhos . 

Pas këtij episodi të pashpjegueshëm , ‘’ The Special One ‘’ ka filluar të vërë pikat mbi i dhe ti japë dënimin e merituar shkaktarëve të kësaj  fatkeqësie të ‘’ Verdhekuqve  ‘’ .  Një ndër të anashkaluarit do të jetë  mesfushori Gonzalo Villar i cili  nuk ishte i pranishëm në ndeshjen kundër Napolit në Serinë A , fakt që demostron se Jose Mourinho  e ka humbur besimin tek 23 vjeçari .

Gjithsesi për të riparuar këtë episod të trishtë të spanjollit ka menduar Atletico Madridi sepse Diego Simeone e pëlqen shumë mënyrën e lojës së lojtarit nga Murcia  dhe ‘’ Los Colchoneros ‘’ kanë iniciuar tratativat për ta transferuar në  ‘’ Wanda Metropolitano “ . 

Në fakt   argjentinasi gjithmonë e ka ndjekur me detaje evolucionin e  Gonzalo Villar i cili  është konsideruar ndër talentët e të ardhmes  por situata aktuale e italianëve favorizon ‘’ Los Rojiblancos ‘’ për t’ia “ vjedhur “  gjatë merkatos dimërore .  

Nxënësi i Jose Mourinhos fatkeqësisht nuk mundi të kontribojë ashtu siç duhet në transfertën e të enjtes dhe duke njohur mentalitetin e trainerit nga Setubal , disfata të tilla për të janë të pafalshme .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy