
Vështirësia e Interit për të firmosur me Sergej Milinkovic- Savic ka rezultuar një sinjal i qartë për drejtuesit të cilët janë koshientë se duhet ti dyfishojnë forcat në kërkimin e alternativave të tjera .
Shumë shpejt rezultatet janë arritur dhe në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ po mendohet për Donny van de Beek i cili prej kohësh është i padëshiruar në ‘’ Old Trafford ‘’ .
Manchester United po kërkon ti gjejë një strehë hollandezit dhe italianët janë shfaqur në momentin e duhur për t’ia hequr këtë barrë të rëndë anglezëve që asnjeherë nuk arritën të marrin 100 %-shin nga ishi i Ajaxit.
Merkatoja, e parashikuar të startojë në 1 korrik do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme edhe për ato lojtarë që s’kanë triumfuar në skuadrat e tyre respektive dhe në këtë kuptim 24 vjeçari do të jetë pa dyshim një ndër protagonistët .
Me Simone Inzaghin Interi vijon përpjekjet për mbrojtjen e titullit të fituar sezonin e kaluar por fuqizimi i disa reparteve është shumë i domodoshëm për ti ofruar terrenin ishi-t të Lazios të punojë i qetë drejt akumulimit të trofeve.
‘’ Pallati i Endërrave ‘’ tashmë ia ka dhënë përgjigjen Donny van de Beeku-t dhe Interi ka menduar t’ia shpëtojë karrierën dhe ta afrojë përsëri me nivelin që kishte tek Ajax Amsterdami që shumë shpejt e bëri Manchester United të apasionohej me lojën e lojtarit aktual të Evertonit , në cilësinë e të huazuarit.
‘’ Goodison Park ‘’ ia ka përmirësuar imazhin, fakt që konfirmohet me interesin e kampionëve të Scudettos për të cilët gjërat do të vinë duke u vështirësuar sepse diferenca midis ekipeve po ngushtohet me kalimin e kohës dhe triumfon ai që gabon më pak .



