
Transferimi i Sergej-Milinkovic Savic tek Al Hilal në verën e kaluar me kalimin e kohës nuk ka rezultuar vendimi korrekt.
Mesfushori nuk po e gjen dot veten në një ligë ndryshe, edhe pse në aspektin ekonomik është një hap përpara kontinentit të vjetër.
Gjatë ndeshjes së Superkupës së Italisë e cila u zhvillua në kryeqytetin e Riad, 28 vjeçari shijoi disa momente me ish shokët e tij, të cilëve iu shprehu dëshirën për rikthimin në futbollin më kompetitiv në botë.
Në të kaluarën disa ekipe u interesuan për shërbimet e Sergej- Milinkovic Savic, ndër të cilët përfshihej Juventusi dhe Manchester United.
Deri më tani, ishi i Lazios numëron 11 gola dhe 6 asiste në 27 sfida me Al Hilal por besohet se e ardhmja do të jetë në Europë.
Nëse do të vendosë përsëri për ‘’ Olimpicon ‘’, ky hap do të konsiderohej një shpresë për bardhekaltërit, duke qenë se në të kaluarën la gjurmë për tetë sezone dhe u shëndërrua në një ndër më të mirët, në Serinë A dhe më gjerë.



