Barazimi me Dinamo Batumi, Shehi: Ishte ndeshje pozitive, skuadra meriton komplimente

Barazimi me Dinamo Batumi, Shehi: Ishte ndeshje pozitive, skuadra meriton komplimente

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, foli për MCN TV, pas barazimit që skuadra e tij regjistroi ndaj gjeorgjianëve të Dinamo Batumi. Shehi deklaroi se ishte një ndeshje pozitive, duke ditur ndryshimet e shumta në ekip, pas merkatos. Sipas tij, skuadra duhet të kishte interpretuar ndryshe disa situata, sidomos te goli i pësuar. Për ndeshjen e kthimit, Shehi deklaroi se do të ketë ndryshime. "Deri diku është ndeshje pozitive, duke pasur parasysh kohën kur janë afruar disa lojtarë. Deri diku kemi bërë mirë, megjithëse ka vend për përmirësim, sidomos në sulm. Kemi edhe një ndeshje tjetër, në faza të lojës, kërkonim të ishim më agresivë. Donim ta ftonim kundërshtarin të luante në qendër, për të marrë topin dhe për tu nisur. Deri diku e bëmë mirë. Donim të merrnim më shumë gjerësi nga krahët, për këtë i bëmë edhe zëvendësimet. E dinim që do të ishte e vështirë, edhe për shkak të kohës. Sot ishin në fushë shumë lojtarë të rinj. Mbrojtja ishte bërë nga e para dhe kjo ka vështirësitë e veta. Disa elemente edhe mund të evitoheshin. Të ishim më të zgjuar në disa situata. Te goli mund të kishim interpretuar më mirë, sepse e dimë që në diagonale ose në qendër, janë agresivë. Skuadra meriton komplimente, sepse nuk u dorëzuan dhe ia dolën të marrim këtë barazim. Lojtarëve ia kam thënë, që ata të stolit janë më të rëndësishëm. Në disa momente duhet të tregoheshim më të zgjuar, sepse ato situata të ndëshkojnë. Të na bëhet mësim, që të mos i japim kohë kundërshtarit për tu rinisur. Goli ishte i evitueshëm. Në sulm manovrat duhet të ishin më efikase. Kaina ishte me probleme, që mund të ndryshonte diçka. U munduam të ndryshonim pozicionet. Pas një ndeshje të parë dhe pas analizimit të kundërshtarit, kemi panoramë më të qartë. Më vjen mirë që lojtarët që u futën, ndryshuan rrjedhën e lojës. Ndeshja e kthimit do të jetë ndryshe. Mund të ketë ndryshim në emra lojtarësh në ndeshjen e kthimit.", deklaroi Shehi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy