Tension te Napoli, Spalletti përjashton sulmuesin nga stërvitja (VIDEO)

Tension te Napoli, Spalletti përjashton sulmuesin nga stërvitja (VIDEO)

Te skuadra e Napolit, vazhdojnë përgatitjet, për të qenë gati për fillimin e sezonit, teksa nuk mungon as tensioni.

Ditën e sotme, trajneri Spalletti dhe sulmuesi Osimhen, kanë qenë protagonistë të një episodi, aspak të mirë për skuadrën.

Pas një dyluftimi në fushë, sulmuesi nigerian është ankuar për një ndërhyrje të ashpër nga ana e mesfushorit Anguissa. Protestat e Osimhen kanë qenë të mëdha dhe kjo ka sjellë edhe një acarim të trajnerit Spalletti, i cili vendosi ta përjashtojë lojtarin nga stërvitja.

Kjo nuk u prit mirë nga Osimhen, i cili vazhdoi me protestat edhe gjatë kohës kur po largohej nga fusha.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy