Kualifikim dramatik për Spanjën dhe Portugalinë, e mbyllin me barazim fazën e grupeve (VIDEO)

Kualifikim dramatik për Spanjën dhe Portugalinë, e mbyllin me barazim fazën e grupeve (VIDEO)

Portugalia ka kalimin për në fazën tjetër të 1/8-ve pas barazimit të marrë në sfidën e fundit kundër Iranit.

Një barazim dramatik për portugezët që mund ta shihnin veten jashtë Botërorit pasi Irani humbi një rast të pafalshëm në minutën e fundit për të kaluar në avantazh.

Sfida e luajtur në Mordovia Arena” u mbyll me rezultatin 1-1, me Portugalinë e kalon Grupin si skuadër e vendit të dytë me 5 pikë, ndërsa Irani eleminohet duke grumbulluar vetëm katër pikë.

Autori i golit të vetëm për Portugalinë në këtë sfidë ishte mesfushori Kuarezma në minutën e 45-të të pjesës së parë duke shënuar një gol spektakolar nga distanca.

Kristiano Ronaldo kishte mundësinë më të mirë për shënuar dhe golin e dytë për Portugalinë në minutën e 53-të duke gabuar nga pika e bardhë e 11 metërisht që u prit nga portieri iranian Beiranvand.

Megjithatë, Irani barazoi gjithçka në minutën e 93-të me anë të Ansarifard që shënoi nga pika e bardhë e pentalltisë, ndërsa vetëm pas një minute humbën një mundësi të artë për të shënuar golin e fitores që mund tu jepte kualifikimin e madh.

Përveç Portugalisë, ekipi tjetër në Grupin B që siguroi kalimin në fazën tjetër është Spanja që nuk shkëlqeu në takimin kundër Marokut.

Spanjollët bën një 90 minutësh mjaft të dobët duke marrë një barazim dramatik.

Maroku nuk mundi dot të merrte tre pikët e para në këtë Botëror duke u eleminuar me një pikë pas barazimit me shifrat 2-2.

Golat për marokienët u shënuan nga ana e Boutaib dhe Bouhaddouz, ndërsa golat për Spanjën i shënuan Isco dhe Aspas.

Spanja e kalon Grupin si kryesuse pas golavarazhit më të mirë se Portuglia.

Në fazwn e 1/8 do të kemi çiftet Spanjë-Rusi dhe Portugali-Uruguaj.

Më poshtë golat e ndeshjes të të dyja sfidave Iran-Portugali dhe Spanjë-Marok. 

Golat në ndeshjen Iran-Portugali.

Goli i shënuar nga Kuarezma

Goli i shenuar nga Ansarifard

Golat në takimin Spanjë-Marok

Goli i shënuar Boutaib

Goli i shënuar nga Isco

Goli i shënuar nga Bouhaddouz

Goli i shenuar nga Aspas

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy