
Trajneri i Partizanit, Ilir Daja ka folur para mediave, në prag të derbit ndaj Tiranës, që do të zhvillohet ditën e nesërme. Në fjalët e tij, tekniku i të kuqve, u shpreh se një fitore ndaj bardhebluve mund të jetë pika e kthesës për skuadrën e tij, që ende nuk njeh fitoren e parë në këtë kampionat. Më tej, ai tha se mbështetja e presidentit Gazment Demi nuk ka munguar dhe kjo i shton përgjegjësitë.
“Atmosfera është tepër pozitive, përtej pikëve të munguara, por më shumë të lëna nga loja që kemi bërë. Atmosfera është pozitive për vetë faktin se derbi i prodhon këto, të gjithë janë të motivuar, kemi kërkuar nga lojtarët të mos të ulet doza e entuziazmit pavarësisht fitores së munguar në këto javë’.
Gjendja e skuadrës nuk është e plotë, për shkak disa mungesave të formacionit bazë ku do të veçoja Kaçen, Carën dhe Cardoso që janë lojtarët që kanë qenë në formacion. Problem është dhe mungesa e alternativës Cammara, që për shkak problemeve të lejes të qëndrimit ka lëvizur jashtë Shqipërisë, që do të thotë se Partizani është korrekt. Që do të thotë reparti që neve nga mungojnë shumë janë sulmi, ku përveç Kaçes pjesa tjetër janë sulmues. Por derbi është derbi për tu fituar dhe nuk ka vend për justifikime. Çdo lojtar që do hidhet në fushë do të japë maksimumin për të marrë fitoren e parë që nga mungon këto javë të para’.
Nga ana psikologjikë mund të jetë pikë kthese, pasi ekipi që fiton në derbi ka bonus për vazhdimësinë. Ka dhe javë të tjera, janë 30 javë të tjera. Në objektiva afatshkurtra është pikë kthese, ndërsa në objektiva afatgjata janë dhe 3 derbi të tjera për tu luajtur mbas këtij të nesërmit.
Neve për arsye se kemi marrë 4 barazime, besoj se nuk jemi futur asnjëherë për barazim, ashtu siç nuk do hyjmë as në derbi. E dimë që derbit prodhojnë pak spektakël pasi motivimi dhe lufta janë në maksimum dhe kjo është në kurriz të spektaklit. Me gjithë mungesat që kemi nuk hyjmë për barazim, sepse në një ndeshje derbi futesh gjithmonë për ta fituar.
Ne e kemi të qartë që ndeshjet luhen për tifozët dhe çdo trajneri i ekipeve do të kërkojë kapacitet 100%, por duhet të jemi dhe në sinkron të situatës, pasi një mbushje e stadiumit mund të sjellë agravim të situatës. Duhet të flasin specialistët për këtë punë por ne duam që gjithmonë stadiumi të jetë plot.
Derbi është për tu luajtur dhe përjetuar. Kur e ke për herë të parë, sado të merresh me lojtarët nuk arrin shumë. Kemi punuar që mos të kemi dozë të shtuar emocionale, pasi del logjika e lojës në plan të dytë. Kemi punuar që doza emocionale të mos jetë e lartë, për të kaluar në stres.
E kam dëgjuar shpesh këtë problemin e skemës, pavarësisht se nuk i ndjek shumë emisionet. Nuk ka të bëjë shumë skema, mund të luash me 3 sulmues dhe të shkosh te zona e golit me 1 lojtar, ose mund të luash me ‘’9 falls’’ dhe të shkosh te zona e golit me 5 lojtarë. Është manovra që e bën fazën e sulmit dhe mbrojtjes, pasi në fund fare skema është vendosja statike e lojtarëve në fushë.
Tani është dhe një specialist që i trajton ndeshjet dhe në aspektin e statistikave. Po të shikohet, jemi ekipi që godasim më shumë portën, ajo që duhet të ndryshojë është finalizimi, pavarësisht se Kukësit bëri mirë në pjesën e parë, në një moment loja mund të shkonte 2-0 dhe mund ta kishim marrë fitoren. Kjo ka të bëjë me finalizimin, me seancat e personalizuara stërvitore dhe ne e kemi pak të vështirë.
Të punosh te Partizani, një ndër klubet me të titulluara ka dozë presioni sepse objektivat janë maksimale. Ne kemi nisur një proces, pasi në ekip janë 3-4 lojtarë nën 20 vjeç, kaq janë dhe në stol. Në këtë moment, me rezultate të munguara një mbështetje nga presidenti shton përgjegjësitë. Nuk na ka munguar mbështetja financiare dhe as hapësira për të bërë punën. Ky suport të çon të arrish objektivat. Besoj që me hapjen e kompleksit stërvitor, do të mbahen lojtaret në kushte optimale, dhe ai suport që jep presidenti do të jetë në shkallë më të madhe për të arritur aty ku klubi ka synimet”, u shpreh Daja.



