Kushti i Sevillas për Kounde

Kushti i Sevillas për Kounde

Jules Kounde është shëndërruar në një ndër lojtarët më të preferuar në kontinentin e vjetër . 22 vjeçari vjen pas dy sezonesh  të shkëlqyera me andaluzët dhe menjëherë ka ditur të spikasë në terrenet e gjelbërta  .   Përpara interesit të Chelseat ,  ‘’ Los Rojiblancos ‘’  i kanë marrë masat  për  të përfituar nga largimi i mbrojtësit nga ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’.    

Sipas të famshmes Marca  ditët e  fundit  ‘’ Blutë e Londrës ‘’ kanë menduar një variant që mund ti shërbejë spanjollëve i cili ka të bëjë me ofertën 35 milionë euroshe plus  Kurt Zouma  .

Megjithatë përgjigjja e drejtorit teknik Monchi ishte  negative sepse   Sevilla  mendon ti qëndrojë besnike 70 milionë eurove të përcaktuara  për një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Julen Lopeteguit . Ky reagim  i ka dhënë për të kuptuar    kryeqytetasve se duhet të sforcohen më tepër për të realizuar transferimin e  ishi-t të Bordeaux në  mitikun ‘’ Stamford Bridge ‘’ .

Fitimi i Champions Leagues ishte një sukses historik për  të besuarit e Thomas Tuchel  dhe gjermani  kërkon të shtojë forcat në ato  reparte ku djemtë e tij kanë hasur vështirësi . 

4 gola në 49 ndeshje   ishin finalizimi i një sezoni që i ka mundësuar Sevillas sigurimin e  një bilete për  në grupet e Champions Leagues , turne  në të cilin  ndër vite ka rezultuar pjesëmarrëse e rregullt.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy