
Në këto ditë të fundit të merkatos, sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ dhe ‘ Tuttosport ‘ Juventusi po tenton të firmosë me mbrojtësin e Valencias Facundo Gonzalez, i cili momentalisht aktivizohet në kategoritë inferiore të bardhezinjve. Uruguajani e ka treguar se është gati për tu transferuar në një ekip me emër dhe drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ po japin maksimumin për arritjen e akordit me 20 vjeçarin nga Montevideo. Bardhezinjtë nuk janë të vetmit në garë për kryeqytetasin , largimi i të cilit do ti përforconte spanjollët në aspektin ekonomik dhe do ti jepte shansin për t’iu bashkuar ish rekordmenëve të Scudettos, të cilët kanë pësuar një goditje në kohët e fundit me përjashtimin nga kompeticionet europiane.



