“Atletja më seksi në botë” do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios

“Atletja më seksi në botë” do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios

Alica Schmidt e cila është cilësuar si “atletja më seksi në botë”, zyrtarisht do të shkojë në Lojërat Olimpike të Tokios.

Ylli gjerman i vrapimit në terren, për herë të parë mori titullin si “atletja më seksi në botë” rreth 4 vite më parë.

“Tokyo po thërret. Unë jam duke shkuar në Lojërat Olimpike”, shkroi ajo krahas një fotoje në Instagram.

“Ende më duket joreale! Unë jam shumë mirënjohëse dhe në të njëjtën kohë e entuziazmuar për të përjetuar diçka që e kam ëndërruar që kur fillova të gjithë këtë!”

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ᗩlica Ѕchmidt (@alicasmd)

Sipas Daily Star , Schmidt do të garojë në ekipin gjerman në stafetën 4x400 për femra dhe stafetën e parë të përzier 4x400. 

Atletja e sponsorizuar nga Puma ka qenë konkurrente për vite me radhë, pasi kishte fituar medalje argjendi në Kampionatin Evropian të Atletikës nën-20 në stafetën 4x400 në 2017. 

Ndërsa Schmidt ka rreth 1.7 milion ndjekës vetëm në Instagram, ajo mban një qëndrim modest në lidhje me statusin e saj "më seksi në botë". 

"Nuk e di pse e mora këtë titull. Sporti vjen i pari," ka thënë ajo për Daily Star. "Ka mijëra vajza në Instagram që janë shumë të bukura dhe ende nuk kanë aq shumë ndjekës."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy