Erbim Fagu, nuk është më trajneri i Tiranës. Klubi bardheblu, ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me teknikun 36-vjeçar.
Vendi i pestë në kampionat, nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Tiranës, që kanë vendosur të ndryshojnë trajner.

Së bashku me Fagun, do të largohet edhe Endri Vrapi, që kishte rolin e zëvendës trajnerit.
Te Tirana, kanë nisur nga puna për zgjedhjen e trajnerit të ri, i cili pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.



