Sfida mes Bolognas dhe Interit do të luhet më 27 prill. Pavarësisht apelimit të ziklatërve që kërkonin fitoren në tavolinë, ditën e sotme Lega Serie A ka dalë me vendim përfundimtar për ndeshjet e prapambetura.
E para që do të rikuperohet është ajo mes Udineses dhe Salernitanës, sfidë që do të zhvillohet më 20 prill.
Një javë më vonë, përveç Bologna-Inter, do të luhen edhe Salernitana-Venezia dhe Fiorentina-Udinese.
Më 11 maj është programuar Atalanta-Torino, që mund të ndryshojë në varësi të ecurisë së skuadrës së Gasperinit në Europa League.
Datat zyrtare:




