Fitoi titullin me Teutën, mesfushori prezantohet te Flamurtari

Fitoi titullin me Teutën, mesfushori prezantohet te Flamurtari

Flamurtari vazhdon me përforcimet në merkato, me qëllim arritjen e objektivit që është rikthimi në Superiore.

Së fundmi, vlonjatët kanë njoftuar firmën me mesfushorin Fabian Beqja. 28-vjeçari vjen nga skuadra e Gjilanit në Kosovë, teksa në të kaluarën ka luajtur në Superiore.

Beqja ishte pjesë e Teutës nga viti 2015 deri në vitin 2021, ku arriti të fitojë edhe titullin kampion me durrsakët. Gjatë karrierës, mesfushori ka luajtur edhe me Besën e Kavajës.

Beqja shihet si një afrim i rëndësishëm te Flamurtari, që prite të ketë ndryshime të shumta në këtë merkato të dimrit.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy