
Janari që është pas dere konsiderohet një periudhë shumë motivuese dhe shpëtimtare për Barcelonën . E vetmja zgjidhje për të dalë nga gropa e thellë ku kanë rënë katalanasit është një merkato cilësore dhe puna ka filluar me kohë .
Theksi do të vihet tek goditjet me një çmim të konsiderueshëm ose huazimet për të mos përkeqësuar gjendjen ekonomike dhe ta arrijnë ringritjen me hapa të ngadaltë por të sigurtë .
Me firmosjen e Xavi Hernandez , Joan Laporta ka bërë premtimet e merkatos për tre ose katër lojtarë që do të mund ti krijojnë variantet e duhura ishi-t të Al Sadd. Ndër të shumtit lojtarë që po ndiqen nga ‘’ Los Cules ‘’ është edhe Jesse Lingard për të cilin sipas ‘’ Daily Mail ‘’ spanjollët janë të gatshëm të kërkojnë huazimin deri në fund të sezonit dhe më pas të vendosin për anglezin .
Po ashtu si edhe Donny van de Beek , 28 vjeçari s’ka patur shumë fat tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ sepse Ole Gunnar Solskjaer nuk i ka dhënë hapësirën e duhur dhe për këtë arsye mendon se zgjidhja më e mirë është të largohet nga ‘’ Old Trafford ‘’ për ta shijuar karrierën ashtu siç duhet .
Para se të fokusoheshin tek kjo alternativë, ‘’ Blaugranët ‘’ e kanë kthyer kokën pas duke i bërë një përmbledhje eksperiencës së Jesse Lingard me West Ham United , ekip me të cilin shkëlqeu dhe u shëndërrua një ndër më të mirët e Premier Leagues në pozicionin ku luan .
Opsioni i transferimit në ‘’ Camp Nou ‘’ mund ta shpëtojë të ardhmen e mesfushorit sepse do ti ofrohej mundësia për të qenë titullar dhe do të shfrytëzohej në maksimum kapaciteti i tij për të arritur më shpejtë tek goli sepse është një lojtar që krijon shumë variante brenda terreneve të gjelbërta për arsye të përshtatjes në disa role .
Pak e nga pak eksperienca me ‘’ The Red Devilsat ‘’ po i afrohet fundit dhe ky është momenti ideal për Barcelonën për ti vënë vulën këtij operacioni .
2 gola dhe vetëm 8 ndeshje me 20 herë kampionët e Premier Leagues nuk janë një statistikë e mjaftueshme për të qëndruar dhe Barcelona duhet të jetë shumë e vëmëndshme në javët vijuese për të firmosur me mesfushorin.



