Vllaznia godet në merkato, Liridon Latifi firmos me shkodranët

Vllaznia godet në merkato, Liridon Latifi firmos me shkodranët

Liridon Latifi është lojtari më i ri i Vllaznisë. Klubi shkodran ka njoftuar ditën e sotme firmën me ish-lojtarin e Skënderbeut.

Sulmuesi kosovar ka firmosur për dy sezone me kuqeblutë. Latifi luajti me Skënderbeun në Superiore dy sezone më parë, ku tregoi paraqitje të shkëlqyera, duke luajtur edhe në Europa League.

“Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka arritur marrëveshjen me futbollistin Liridon Latifi. Me këtë futbollist është firmosur një kontratë dyvjeçare dhe shpresojmë që ai të tregojë vlerat e tij më të mira ashtu siç ka bërë edhe në skuadrat e tjera me të cilat ka luajtur më përpara.”, thuhet në komunikatën e klubit shkodran.

Në dy sezonet e fundit, 27-vjeçari ka qenë pjesë e Akademia Puskas në kampionatin hungarez.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy