
Me Enzo Marescan në stol do të nisë një tjetër etapë në historinë e Manchester City-t.
‘’ Qytetarët ‘’ konsiderohen ndër më cilësorët në aspektin sportiv dhe më të pasurit në atë ekonomik.
Khaldoon Al Mubarak është vënë në dispozicion të trainerit italian i cili ka deklaruar se dëshiron medoemos Elliot Anderson në ‘’ Etihad ‘’.
Mesfushori është ndër më cilësorët e Premier Leagues, pjesë e Nottingham Forestit.
Firmosja me bardhekaltërit sigurisht pritet t’ia ndryshojë në çdo aspekt karrierën, duke qenë se janë pretendentë në çdo sezon për fitimin e trofeve.
Enzo Marescan e pret një sfidë interesante i cili sigurisht do të ketë shumë presion tek anglezët.
Referuar 24 vjeçarit duhet shtuar se bëhet fjalë për një element që bind, shumë cilësor, i cili mund ti japë një plus lojës së ish fituesve të Champions Leagues.
Parashikohet se vlera e marrëveshjes mund ti kalojë 100 milione eurot e cila s’besohet se do të jetë një problem për kreun e presidencës.
Bëhet fjalë për një klub ambicioz, i projektuar për të dominuar në çdo kompeticion, ndër më të sikletshmit për çdo rival.



