Mesfushori Sabit Bilali është zyrtarisht futbollist i Partizanit. Lojtari i ardhur nga Shkëndija e Tetovës, ka firmosur deri në vitin 2024.
Menjëherë pas firmës, 25-vjeçari ka dalë në stërvitje me ekipin e Partizanit, ku shpreson të lërë shenjë.
Mesfushori ka dalë nga të rinjtë e Renovës për të kaluar më pas te akademia e Dinamo Zagreb, para se të nistë një rrugëtim në skuadrat e Lykenvalde, Shkëndijës, Gostivarit, Makedonija, Shkupi e së fundmi përsëri Shkëndija.



