
Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për ndeshjen mes Partizanit dhe Astanës.
Starova deklaroi se Partizanit i duhet gjithçka për kualifikimin, qoftë edhe fati, ndërsa shtoi se ka shpresa për të kaluar në grupe.
Partizani ka humbur edhe Mhemetin. Ka humbur vendin në formacionin Grezda dhe është aktivizuar Bitnsouka. Skema duket të jetë 4-2-3-1.
Mba është i gatshëm në stol, ky është lajmi. Mund të ketë minuta për të ndërtuar skuadrën. U bë një pjesë e dytë që dha shpresa të mëdha. Skuadra do të luajë për një gol dhe do të jetë e kujdesshme.
Topin e kemi humbur në mënyrë drastike atje, por kemi rikuperuar në pjesën e dytë. Po shikoj një ndryshim të madh në atmosferë. Kjo ndeshje i do të gjitha për kualifikim, qoftë edhe fatin.



