Interi, ofensivë për Vitor Roquen

Interi, ofensivë për Vitor Roquen

Rikthimi i Vitor Roques në Brazil, konkretisht tek Palmeirasi ka rezultuar një vendim i suksesshëm. 

Braziliani ka avancuar ashtu siç duhet dhe menjëherë pretendentët në kontinentin e vjetër kanë filluar të interesohen për shërbimet e tij. 

Drejtuesit e Interit synojnë ta bëjnë pjesë të skuadrës 20 vjeçarin, i cili ka patur influencë në avancimin e Palmeirasit, si në kampionat ashtu edhe në Kupën Santander Libertadores. 

Vlen për tu përmendur se tek Real Betisi Vitor Roque kontriboi me 7 gola në 33 sfida dhe transferimi tek gjigandët e Brasileiraos u finalizua me 25.5 milionë euro referuar kartonit plus 5 të tjera bonuse për 80 përqind të tij. 

Krerët e zikaltërve e konsiderojnë të duhurin për skemat e trainerit Christian Chivu, të cilët nëse e arrijnë marrëveshjen sigurisht edhe për Vitor Roquen do të ishte nisja e një tjetër eksperiencë në karrierë, tek një ndër pesë kampionatet më të bukur të Europës. 

Tek një ekip si Interi presioni është shumë i madh por golashënuesi nga Minas Gerais e ka kapacitetin për tu përshtatur pa probleme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy