Davies , i vë kusht Bayern Munchenit për të qëndruar

Davies , i vë kusht Bayern Munchenit për të qëndruar

Interesi i Real Madridit për Alphonso Davies, sigurisht e ka bërë kanadezin ta analizojë me kujdes të ardhmen, i cili sipas ‘ Bild ‘ i ka kushtëzuar drejtuesit e Bayern Munchenit për të vijuar në ‘’ Allianz Arena ‘’.

Duke qenë i vetëdijshëm për rëndësinë që ka në skemat e Thomas Tuchelit, 23 vjeçari pretendon të jetë një ndër më të paguarit e bavarezëve , i cili nëse do t’ia arrijë qëllimit , paga e tij sezonale do të jetë afërsisht 15 milionë euro në sezon.

Drejtori teknik i gjermanëve Christoph Freund ka një detyrë të vështirë përpara sepse ‘’ Galaktikët ‘’ janë prapa derës , me dëshirën e madhe për të marrë shërbimet e këtij lojtari.

Pikërisht agjenti i tij Nedal Househ është shprehur në disa raste se e admiron klubin madrilen dhe një transferim i mundshëm i Alphonso Davies në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do të vijonte traditën e lojtarëve cilësorë të cilët lanë gjurmë në të kaluarëi Roberto Carlos dhe Marcelo.

Tanimë mbetet në dorën e drejtuesve të rekordmenëve të Bundesligës për të vendosur në lidhje me të ardhmen e anësorit,të cilët do të evitonin përforcimin e një rivali të mundshëm në Champions League në vijimësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy