
Viti 2022 ka filluar me sukses për Atletico Madridin . ‘’ Los Colchoneros ‘’ kanë bërë përpara në lidhje me të ardhmen duke rinovuar kontratën me Angel Correan deri në 30 qershorin e 2026-tës .
Presidenti Enrique Cerezo vijon ti bëjë dhurata të çmuara Diego Simeones i cili ndër vite ka ditur t’ia shpërblejë sakrificat manjatit spanjoll me pozicionimin e Atleticos ndër skuadrat më të mira në glob.
Që nga transferimi nga San Lorenzo de Almagro në ‘’ Wanda Metropolitano “ në merkaton e 2015- tës , 26 vjeçari i ka ngjitur shkallët me kujdes dhe është adaptuar shumë shpejt në kontinentin e vjetër që konsiderohet toka e premtuar për shumë talentë të Amerikës Latine .
Megjithatë fakti se nuk ka mundur të jetë asnjëherë titullar i padiskutueshëm në skemat e ‘’ El Cholos ‘’ nuk është konsideruar një pengesë për Angel Correan i cili ia ka fituar zemrën bashkombasit me rezultatet e dhëna dhe aktualisht renditet i treti mbas Kokes dhe Oblak për nga numri i ndeshjeve me kryeqytetasit, konkretisht 305 të tilla .
Suksesi i vitit të kaluar me fitimin e Primera Division sigurisht ia ka rritur vlerat çdo komponenti të madrilenëve, e vetmja skuadër që ka përballuar me sukses konkurrencën me Barcelonën dhe Real Madridin në Spanjë dhe vijon të konsiderohet e frikshme për çdo kundërshtar në Europë .
Puna e palodhur e ishi-t të River Plate mbetet një garanci për Atleticon në të ardhmen , skuadër që meriton respekt absolut dhe s’duhet të nënvlerësohet në asnjë mënyrë sepse mund të befasojë atëherë kur nuk e pret .
Duke iu referuar sulmuesit nga Rosario me statistikat prej 25 ndeshjesh të kanalizuara në 7 gola dhe 4 asiste ka fituar me meritë një vend në zemrën e trainerit 51 vjeçar i cili do të ketë në dispozicion për më gjatë një lojtar me shumë vlera.



