Guardiola, afër Italisë

Guardiola, afër Italisë

Mbetja jashtë Botërorit tre herë rradhazi ka rezultuar një dështim total për Italinë.

Federata e ‘’ Azurrëve ‘’, tek e cila spikasin figura si Paolo Maldini dhe Leonardo po bëjnë përpjekjet maksimale për të mos e përsëritur historinë. 

Në historikun e këtij kompeticioni europianët kanë një peshë specifike duke qenë se e kanë fituar katër herë por siç dihet futbolli vijon në një progres konstant dhe sigurisht çdo gabim kushton shtrenjtë. 

Ish mbrojtësi i Milanit ka menduar për Pep Guardiolan, një figurë e shquar në këtë sport, i suksesshëm me çdo ekip. 

Etapën tek Manchester City e finalizoi në maj, e shoqëruar me 20 trofe, një statistikë e cila meriton vlerësimin maksimal. 

Megjithatë, në aspektin e përzgjedhjes tek Italia nuk janë limituar dhe po analizojnë edhe Roberto Mancinin, Andrea Pirlon dhe Antonio Conten. 

Do të jetë një sfidë në vetvete sepse bëhet fjalë për një ndër kombëtaret me më shumë histori dhe përgjegjësia është shumë e madhe. 

55 vjeçari e njeh mirë rrugën drejt suksesit dhe pikërisht ‘’ Trikolorëve ‘’ i nevojitet ky trainer.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy