Shqipëria U-17 e nis me humbje, Franca triumfon me “poker” golash

Shqipëria U-17 e nis me humbje, Franca triumfon me “poker” golash

Shqipëria U-17, e ka nisur me humbje aventurën në Elite Round, teksa u mposht 4-0 nga Franca.

Në ndeshjen e luajtur në “Air Albania”, francezët ishin dominues, duke shënuar plot katër herë.

Në pjesën e parë, kuqezinjtë u tërhoqën në gjysmëfushën e tyre, duke u përpjekur të ruajnë portën, teksa tentuan në disa raste edhe disa topa të gjatë, por nuk mbërritën në zonën e kampionëve të Europës.

Goli i parë i Francës erdhi në minutën e 26-të, me Meupiyou që realizoi me kokë, duke mposhtur portierin Dervishi. Tre minuta më vonë, francezët realizojnë edhe golin e dytë me Yanis Ali Issoufoi, i cili shënon gjithashtu me kokë, duke e çuar topin në rrjetën tonë.

Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, trajneri Bulku bën një zëvendësim në mbrojtjen shqiptare, duke hedhur në fushë Davide Avdullarin dhe Kleo Shpuzën, për Ergi Bastarin dhe Egert Selmanin. Në minutën e 62-të, tekniku Bulku bën edhe dy zëvendësime të tjera, me Boden dhe Kasharin që hidhen në fushë në vend të Vranicit dhe Jakut. Kuqezinjtë ndëshkohen sërish në minutën e 68-të, me Bouneb, i cili trefishon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. Trajneri Ervin Bulku bën edhe zëvendësimin e fundit, me Sulejmanin dhe në vend të tij futet Devi Duro. Pesë minuta para fundit të takimit, francezët realizojnë edhe golin e katërt. Ndeshja mbyllet me shifrat 4-0 për Francën, që na mund në këtë takim të parë në stadiumin ‘Air Albania’.

Sfida e dytë e Shqipërisë do të jetë ajo ndaj Zvicrës, të shtunën e 25 marsit në stadiumin ‘Air Albania’, në ora 17:00 ndërsa ndeshja e tretë është ajo kundër Letonisë, po në stadiumin ‘Air Albania’, e planifikuar të luhet në ora 17:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy