Bayern Munchen bën goditjen e parë në merkato

Bayern Munchen bën goditjen e parë në merkato

Edhe pse është ende herët, drejtuesit e Bayern Munchen menjëherë e kanë filluar punën në lidhje me sezonin vijues. Në ‘’ Allianz Arena ‘’ është transferuar Konrad Laimer, lojtar që e përfundoi kontratën me Leipzigun dhe do të jetë pjesë e bavarezëve deri në 30 qershorin e 2027-tës . Në sezonet e fundit mesfushori ka rezultuar një ndër më të mirët e kampionatit gjerman dhe tanimë do të provojë veten tek një ekip ku konkurrenca është shumë e ashpër dhe natyrisht kërkesa e llogarisë vijon të jetë një ndër më të lartat. 4 gola dhe 1 asist në 29 sfida me Leipzigun rezultuan të mjaftueshme për drejtuesit për ta vënë në dispozicion të Thomas Tuchelit. Në lidhje me këtë hap të rëndësishëm në karrierë, Konrad Laimer është shprehur : “ Tashmë e kam realizuar ëndërrën. Do të luaj për një ndër ekipet më të mirë në botë dhe do të jap gjithmonë maksimumin për ti arritur objektivat . Mezi po pres që të filloj stërvitjen ‘’ , përfundoi Konrad Laimer . Ky akord mund të konsiderohet një sukses në vetvete sepse rekordmenët e Bundesligës ia kanë rrëmbyer lojtarin një rivali direkt për kampionatin dhe siç dihet botërisht të qënit një ekip elite, konsiderohet një shtysë për shumë lojtarë për të provuar veten pasi e kanë të garantuar fitimin e trofeve .
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy