Duke filluar nga ora 20:00, do të luhet supersfida mes Egnatias dhe Vllaznisë.
Dy ekipet do të kërkojnë me çdo kusht finalen e madhe, pasi objektiv kanë titullin kampion.
Në “Air Albania”, pritet të jetë një përballje e bukur dhe e luftuar, ku spektakli është i garantuar.
Ndeshja e “Final Four”, do të transmetohet në ekranin e MCN TV, ndërsa janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Sherri, Fangaj, Dulis, Malota, Xhemajli Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Ibrahimoglu, Montenegro.
VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Gruda, Balaj.



