Lajme të mira për Barcelonën, Aguero rikthehet në fushë dhe gjen golin

Lajme të mira për Barcelonën, Aguero rikthehet në fushë dhe gjen golin

Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero ka lënë pas krahëve dëmtimin e tij dhe është rikthyer në fushat e blerat. Një lajm shumë i mirë ky për Ronald Koeman, duke parë problemet e shumta të Barcelonës në sulm.

Klubi katalanas, organizoi ditën e sotme një sfidë miqësore ndaj modestëve të Cornellas. Aguero i cili u rreshtua në sulm përkrah Coutinhos dhe Ansu Fati tregoi menjëherë veten duke shënuar golin e barazimit 1-1, ndërkohë që ndeshja u mbyll në barazim 2-2.

Argjentinasi tashmë është gati dhe pritet që të ketë minuta që në ndeshjen e fundjavës ndaj Valencias, ku Barcelona do të kërkojë të rikthehet te rezultatet pozitive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy