Shkupi barazon mes gjashtë golave, Shkëndija dhe Struga e nisin me këmbën e mbarë

Shkupi barazon mes gjashtë golave, Shkëndija dhe Struga e nisin me këmbën e mbarë

Kampionati në Maqedoninë e Veriut, ngriti siparin këtë të diel, me gjashtë përballje interesante.

Skuadrat shqiptare, u paraqitën mirë, por nuk munguan surprizat. Shkupi barazoi 3-3 ndaj Voska Sport, në një ndeshje spektakolare dhe me gjashtë gola të shënuar.

Shkëndija e nisi me këmbën e mbarë, pasi fitoi 3-1 në transfertë ndaj Besa 1976. Fitore regjistroi edhe Struga, që mposhti minimalisht Tikvesin në shtëpi.

Në takimet e tjera, Vardari u mposht 3-1 nga Brera Strumica, Gostivari barazoi 1-1 me Pelister, ndërsa Rabotnicki triumfoi 1-0 ndaj Sileksit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy