Përforcimi i sulmit, prioritet për Milanin

Përforcimi i sulmit, prioritet për Milanin

Duke qenë se jemi në një periudhë shumë të rëndësishme për fatet e çdo skuadre, drejtuesit e Milanit kanë filluar të bëjne llogaritë për sezonin vijues.

Prioritet për to është përforcimi i metrave të fundit, duke qenë se në atë pararendës nuk ishin edhe aq bindës.

Shumë emra kanë qarkulluar së fundmi në zyrat e ‘’ San Siros ‘’, ndër të cilët veçohet ai i Alvaro Moratas dhe Niclas Fullkurg. Referuar spanjollit gjithçka është drejt përfundimit dhe mungon vetëm zyrtarizimi.

 

Drupal Ad

 

 

 

Kryeqytetasi rikthehet në Serinë A si kampion Europe, për të cilin kuqezinjtë janë të gatshëm të shpenzojnë 13 milionë euro, shifër që i korrespondon klauzolës për prishjen e kontratës me Aletico Madridin.

Për më tepër eksperienca e Alvaro Moratas konsiderohet një plus për avancimin e mëtejshëm, i cili në të shkuarën u aktivizua me Juventusin.

Edhe sulmuesi i Borussia Dortmundit e ka treguar se dëshiron të avancojë, tek një ekip me emër.

31 vjeçari spikat për aspektin fizik dhe nuhatjen për golat, i cili mund të formojë një dyshe ideale me nxënësin e Luis de la Fuentes.

Ishi i Hannover 96 premton për të ardhmen dhe drejtuesit e Milanit po punojnë me shumë përkushtim për tu rikthyer sa më shpejt tek titujt.

Nëse i referohemi statistikave, duhet theksuar se Alvaro Morata e përfundoi sezonin me 21 gola dhe 3 asiste në 48 sfidat me Atletico Madridin dhe gjithashtu shënoi golin e parë kundër Kroacisë në Europian, ndërsa Niclas Fullkurg shënoi dy gola në këtë eveniment dhe për sa i përket ‘’ Verdhezinjve ‘’, kontriboi me 15 gola në 43 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy