Elbasani luajti miqësoren e radhës, në prag të fillimit të sezonit të ri, ku verdheblutë do të marrin pjesë në Superiore.
Skuadra e drejtuar nga Bordin, barazoi pa gola ndaj qipriotëve të Ethnikos Achnas. Një test prove për stafin e Elbasanit, për të parë gjendjen e lojtarëve dhe nëse kanë nevojë për ndërhyrje në merkato.
Kjo ndeshje vjen pak ditë pas asaj me Bylisin, ku Elbasani gjithashtu barazoi, por me rezultatin 1-1.



