Conte merr ofertë nga kombëtarja europiane, zbulohet vendimi i trajnerit

Conte merr ofertë nga kombëtarja europiane, zbulohet vendimi i trajnerit

Antonio Conte vazhdon të shijojë pushimete tij, pas një seozni të lodhshëm me Interin, me të cilët në fund fitoi titullin kampion dhe më pas dha dorëheqjen.

Tashmë trajneri po shikon për alternativa të reja, për të vazhduar karrierën diku tjetër. Në Itali raportojnë se Conte është kontaktuar nga Federata e Holandës, të cilët i kanë ofruar drejtimin e “tulipanëve”, pas shkarkimit të Frank De Boer.

Megjithatë 51-vjeçari thuhet se e ka refuzuar ofertën, duke thënë se dëshiron të drejtojë një skuadër dhe jo kombëtare.

Për sezonin 2021-2022, Conte nuk mund të drejtojë dot asnjë skuadër nga Serie A, sipas marrëveshjes që kishte me Interin.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy