Një defekt në avionin e kombëtares izraelite ka bërë që futbollistët e saj të mbeten të bllokuar në aeroportin “Nënë Tereza” për gati nëntë orë.
Skuadra dhe stafi teknik kanë hyrë në avion rreth orës 02:00 të mëngjesit, kohë kur parashikohej edhe nisja e tyre nga Rinasi. Por një problem në motor është bërë shkak për shtyrjen e fluturimit.
Nga ky çast dhe deri në orën 11:30 skuadra ka qëndruar brenda avionit që nuk ka arritur të riparohej. Rreth orës 11:00 izraelitët u nisën me një aeroplan tjetër të mbërritur për këtë qëllim.



