
Jakup Berisha, është largimi i radhës nga skuadra e Kukësit. Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi verilindor, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Mesfushori kishte hapësira të pakta te skuadra e Kukësit në sezonin e fundit dhe për këtë arsye, ka vendosur të ndryshojë ambient. 23-vjeçari u aktivizua në 16 ndeshje me verilindorët, duke nisur vetëm katër si titullar.



