Dybala , gjithmonë e më larg Juventusit

Dybala , gjithmonë e më larg Juventusit

 Tek Juventusi nuk kanë të sosur shqetësimet . ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ s’ka asnjë siguri për vijimësinë e Paulo Dybalas dhe drejtuesit e saj i kanë shtuar dyshimet duke shtyrë bisedimet të parashikuara për tu përfunduar gjatë kësaj jave në lidhje me sulmuesin nga  Kordoba .

 Ngërçet për sa i përket rinovimit i kanë shkaktuar nervozizëm  golashënuesit sepse pakti ndërmjet palëve nuk është respektuar nga italianët  duke qenë se e kanë reduktuar  ofertën ndaj ishi-t të Palermos nga 7.4 në 7 milionë euro dhe 3 vite kontratë , ndërsa 28 vjeçari pretendonte edhe 4 sezone të tjera në ‘’ Allianz Stadium ‘’.  

Vonesa në rinovimin e kontratës , e parashikuar të finalizohej në tetorin e kaluar  kundrejt 9 milionë eurove në sezon plus 3 të tjerave bonus ka provokuar disfatën e ish kampionëve të Scudettos në këtë histori dhe tashmë të mëdhatë e Europës do të jenë edhe më afër ‘’ La Joyas ‘’.

Normalisht Paulo Dybala ka të drejtë të dyshojë për projektin e Juventusit dhe dera tashmë i është hapur pretendentëve , ndër të cilët është përfshirë edhe Interi , i gatshëm ti godasë rivalët dhe ti rrëmbejë një lojtar që prej vitesh konsiderohet ndër më të mirët jo vetëm në Itali por edhe në mbarë kontinentin e vjetër .

Projekti i Massimiliano Allegrit ka filluar qartësisht të pësojë tronditje  dhe fatura e këtij ‘’ dështimi ‘’ i kalon Andrea Agnellit i cili po impulson një problematikë evidente për Juventusin sepse siç dihet Paulo Dybala është konsideruar një domosdoshmëri për ofensivën në vitet e fundit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy