Rey Manaj rikthehet te Barcelona, i përfundon huazimin në Serie A

Rey Manaj rikthehet te Barcelona, i përfundon huazimin në Serie A

Rey Manaj është rikthyer te Barcelona, teksa këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale.

Sulmuesit shqiptar i ka përfunduar huazimi te Spezia në Serie A dhe tashmë është rikthyer në Spanjë, aty ku Barcelona zotëron kartonin e tij.

Në profilin e tij, Manaj ka bërë një postim falënderimi për Spezian. “Faleminderit të gjithë djemve, ju uroj fat. Faleminderit edhe tifozëve që e bëjnë këtë qytet kaq magjik.”, shkruan lojtari.

Në të kaluarën, Manaj ka qenë pjesë e Barcelona B, ndërsa një vit më parë, luajti edhe me ekipin e parë të Barcelonës, duke shkëlqyer në miqësoret e verës. Pritet të mësohet tani, nëse do të jetë pjesë e Barcelonës, apo do të shkojë te ekipi i dytë i katalansve.

Nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi shqiptar të vazhdojë karrierën diku tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy