
Mirel Josa nuk është më trajner i Vllaznisë. Rezultatet negative të javëve të fundit, kanë sjellë ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin kryeqytetas.
Shkodranët e nisën si pretendentë për titullin kampion, por pas 26 javëve kampionat, mbajnë vendin e pestë me 37 pikë.
Humbja e fundit me Laçin, rezultoi fatale për Josën, të cilit iu komunikua shkarkimi këtë të diel.
Njoftimi i klubit:
Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin me trajnerin Mirel Josa. Falënderojmë trajnerin Josa për kontributin e dhënë në drejtimin e ekipit duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme!
Ekipi do vijojë punën nën drejtimin e trajnereve Auron Miloti dhe Vioresin Sinani.



