
Cuti Romero vijon të jetë një ndër më të spikaturit në Europë në prapavijë dhe sigurisht prej kohësh po pretendohet nga Real Madridi.
Drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ i kanë përveshur mëngët për ta arritur objektivin gjatë merkatos së verës pavarësisht rëndësisë tek Tottenham Hotspuri.
Eleminimi i ish fituesve të Champions Leagues nga Albacete në Kupën e Mbretit ishte një goditje e rëndë dhe vuri edhe njëherë në dukje ulje-ngritjet në repartin defensiv.
Për 27 vjeçarin presidenti Florentino Perez ka ofruar 100 milionë euro duke qenë se lojtarët e akademisë nuk kanë mundur dot ti përmbushin pritshmëritë në sajë të mungesës së Eder Militaos.
Ndërsa Raul Asencio nuk ka qenë në lartësinë e duhur kurse për Dean Huijsen duhet theksuar se ende i duhet kohë për tu përshtatur.
S’duhen anashkaluar as Antonio Rudiger bashkë me Antonio Alaban të cilët nuk e kanë bindur aq sa duhet Xabi Alonson, fakt që do të thotë se transferimet në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ konsiderohen të domosdoshëm.
Kreu i ‘’ Los Blancos ‘’ është i ndërgjegjshëm se nuk do ta ketë aspak të lehtë të negociojë me Daniel Levy-n i cili i ka qëndruar besnik ndër vite komponentëve më të rëndësishëm të ‘’ Gjelave të Londrës ‘’.
Ishi i Atalantës konsiderohet një lider nga traineri Thomas Frank i cili po zhvillon sezonin e pestë në ‘’ White Hart Lane ‘’.
S’përjashtohet analiza e detajuar nga kampioni i botës në fuqi me kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’ duke qenë se bëhet fjalë për një ndër ekipet më të suksesshëm në historinë e futbollit, njëkohësisht ndër me të pasurit.



