Kualifikim historik në Champions, Prishtina kalon në finalen e raundit paraeliminator

Kualifikim historik në Champions, Prishtina kalon në finalen e raundit paraeliminator

Prishtina ka kaluar në finalen e raundit paraeliminator në Champions League, teksa ditën e sotme kanë mposhtur në stadiumin “Elbasan Arena” kampionët e San Marino, Folgore.

Kosovarët kanë triumfuar me rezultatin 2-0, falë dy golave të shënuar në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Endrit Krasniqi që zhbllokoi shifrat në minutën e 51, ndërsa në fundin e ndeshjes, ishte Mendurim Hoti i cili vendosi rezultatin me golin e tij.

Prishtina triumfon kështu në gjysmëfinalen e raundit paraeliminator dhe kalojnë në finale, aty ku përballen me Inter Escaldes më 25 qershor. Ekipi kampion i Andorrës mposhti 1-0 HB Torshavn (Ishujt Faroe) në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Kujtojmë se kjo është fitorja e parë për Prishtinën në Champions League, ku do të kërkojnë të vazhdojnë sa më shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy