Pas tërmetit shkatërrues, këtë të premte është rikthyer plotësisht futbolli në Turqi.
Pas rikthimit në fushë, sulmuesi shqiptar, Dejvi Bregu është bërë menjëherë protagonist.
Në minutën e 61-të të takimit, Bregu ishte ai që i dha avantazhin 1-0 skuadrës së tij, duke shënuar golin e tij të tretë në këtë kampionat ku ka dhënë edhe 3 asiste.
Goli i vlonjatit në fund kishte vlerë, sepse skuadra e tij barazoi 1-1 dhe merr vendin e tetë me 35 pikë.



