Bota e futbollit në zi, ndërron jetë Gerd Müller

Bota e futbollit në zi, ndërron jetë Gerd Müller

Zi në botën e futbollit. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë legjenda gjermane, Gerd Müller, në moshën 75-vjeçare.

Ka qenë klubi i Bayern Munich, që ka njoftuar se Müller ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Ish-lojtari gjerman ka qenë një nga sulmuesit më të mirë në histori të futbollit, teksa ka vendosur rekorde të mëdha në karrierën e tij.

Müller shënoi gjithsej 566 gola për Bayern në 607 ndeshje të luajtura për këtë skuadër, ndërsa vendosi rekordin me 365 gola të shënuar në Bundesligë. Müller ishte një nga golashënuesit më të mëdhenj të historisë të futbollit. Para Ronaldos dhe Mesit, bomberi gjerman kishte gjithë rekordet në Europë.

Gjithashtu ai shënoi edhe 68 gola me fanellën e Gjermanisë, në 62 ndeshje. Një sulmues i jashtëzakonshëm, i cili fitoi gjithçka, ku vlen të përmendet Kupa e Botës me Gjermaninë Perëndimore në 1974, dy vite pasi kishte fituar Europianin, duke shënuar golat vendimtarë në të dyja finalet.

Me Bayernin Müller fitoi 4 kampionate dhe 3 kupa europiane. Sulmuesi i atij Bayerni legjendar të viteve ‘70 ka fituar edhe një Top të Artë (1970) dhe dy “Këpuca të Arta” (1970 dhe 1972), ndërsa u tërhoq nga futbolli në vitin 1981.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy