
Eleminimi nga faza e grupeve të Champions Leagues sigurisht është një fakt që nuk do të kapërdihet lehtë nga drejtuesit e Manchester United.
‘’ The Red Devilsat ‘’ përfunduan të fundit , të cilët mbetën jashtë Play- Offit të Europa Leagues dhe tanimë kanë rënë këmbanat e alarmit në gjigandin ‘’ Old Trafford ‘’.
Merkatoja e janarit konsiderohet jetike për të treguar një tjetër fytyrë në fazën e dytë, shumë përcaktuese për fatet e sezonit, për një ekip i cili nuk ka përjetuar eksperienca të tilla në vitet pararendëse.
Një ndër pozicionet ku Erik Ten Hag ka kërkuar përforcime është sulmi , repart që ka lënë për të dëshiruar dhe rezultatet tanimë janë evidente.
Në Premier League do të zhvillohet një tjetër supersfidë midis ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ dhe Chelseat për Lois Opendan e Leipzigut, vlera e të cilit në merkato arrin 80 milionë eurot por sipas informacioneve të fundit oferta e 20 herë kampionëve të një ndër pesë ligave më të rëndësishme të Europës do të jetë 70 milionë euro.
Traineri hollandez mbetet përgjegjësi kryesor për këtë situatë kritike të Manchester United, i cili duhet të japë maksimumin në sfidat vijuese për ta ndryshuar historinë e kësaj skuadre.
23 vjeçari në 20 sfidat e deritanishme me Leipzigun ka arritur statistika tejet shpresëdhënëse, konkretisht 13 gola dhe 3 asiste, ekip i cili momentalisht renditet ndër katër më të mirët e kampionatit gjerman.



