
Siç dihet presidenti Florentino Perez në çdo merkato e ka treguar se çfarë është i aftë të bëjë për ekipin e zemrës.
Miliarderi spanjoll ka kontribuar ndër vite për ‘’ Galaktikët ‘’ dhe ky klub për hir të së vërtetës ia ka shpërblyer sakrificat.
Sezoni i kaluar ishte një demostrim se kryeqytetasit s’do të ndalen, të cilët drejtohen nga një trainer ekspert si Carlo Ancelotti.
Në zyrat e ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ po punohet me shumë përkushtim për ta furnizuar me yje Real Madridin, një pretendent për fitimin e trofeve në çdo sezon.
Tre janë objektivat e rradhës së madrilenëve, si përshembull Alphonso Davies, Leny Yoro dhe Erling Haaland.

Për sa i përket kanadezit duhet theksuar se aktualisht konsiderohet një ndër anësorët më të mirë në botë dhe ky fakt sigurisht i ka entuziazmuar drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’.
Shpejtësia bën diferencën në duelet një kundra një dhe kapaciteti për të arritur me sukses drejt portave kundërshtare janë elementë të cilët e shëndërrojnë 23 vjeçarin në të duhurin Real Madridin.
Edhe mbrojtësi i Lilles me vetëm 18 vite mbi supe ka treguar se mund të jetë një risi në të ardhmen në futbollin europian dhe ‘’ Los Blancos ‘’ nuk e kanë shmangur asnjëherë vëmëndjen nga ky lojtar.
Për Leny Yoron po luftojnë edhe disa klube me emër në Europë, të cilët mund ta vënë në vështirësi kampionin e Champions Leagues.
Ndërsa për norvegjezin komentet janë të tepërta për arsye se është një bomber shumë i frikshëm në metrat e fundit.
23 vjeçari e ka demostruar kapacitetin gjatë dy sezoneve tek Manchester City, i cili shquhet edhe si shumë i fortë në aspektin fizik dhe një rrezik i vazhueshëm për çdo rival.
Në termat ekonomikë Florentino Perez e ka të qartë se duhet të shpenzojë një shifër të konsiderueshme, duke qenë se kartoni i Alphonso Davies kushton rreth 100 milionë euro, Leny Yoro rreth 50 milionë euro dhe ishi i Borussia Dortmundit afro 150 milionë euro.
Numrit një të presidencës i duhet te bëjë gati rreth 300 milionë euro për Real Madridin, një ndër më të suksesshmit në botë.



