
Sezoni i shkëlqyer i Vedat Muriqit tek Mallorca sigurisht i ka garantuar një pretendent cilësor.
Flitet për Fenerbahcen, ish ekipin e tij. Besohet se kosovari do të firmosë me turqit për tre sezone dhe parashikohet se marrëveshja është në detajet e fundit.
Ndërkohë shitja e 32 vjeçarit do ti ndihmojë krerët e ishullorëve për tu fuqizuar në aspektin ekonomik dhe të kenë mundësinë për të bërë blerjet e duhura gjatë merkatos së verës.
23 gola në 36 sfidat e sezonit të kaluar ia kanë lartësuar figurën duke e shëndërruar në një ndër sulmuesit më të frikshëm të kontinentit të vjetër.
Flitet se presidenti i gjigandëve të Turqisë Sadettin Saran do të shpenzojë afro 15.5 milionë euro përfshirë edhe bonuset, një shifër e konsiderueshme, e justifikuar nga paraqitjet e ishi-t të Lazios.
Natyrisht Vedat Muriqi pretendon ta tregojë veten në një ligë kompetitive, pa harruar as kompeticionet europiane.
Kualiteti në metrat e fundit nuk mund të vihet në diskutim, i cili pritet ti japë shumë shpejt lamtumirën të ashtuquajturve ‘’ Los Bermellones ‘’.



