Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, në një intrevsitë të dhënë për të përditshmen italiane “Tuttosport” ka folur më së shumti për skuadrën e Torinos që drejtohet nga serbi Sinisha Mihajlovic. Por nuk mund të mungontre dhe kombëtarja shqiptare që do të ndeshjet me italinë në këto eliminatore të kampionatit botrëror. Teksa vlerësoi punën e Mihajlovicit në krye të Torinës, gjithashti De Biasi theksoi se dëshira e tij është që sfida mes italisë dhe Shqipërisë të luhet në qytetin e Bolonjas.
“Do të më pëlqente që ndeshja të luhej në veri. Ndoshta në Torino, ku u luajt dhe ndeshja Itali-Spanjë, ose edhe në Verona. Gjithashtu nuk do të ishte keq as në Udine apo Bolonja, biles në Bolonja do të shkoja me më shumë dëshirë se në çdo qytet tjetër” tha De Biasi.
Momentalisht Italia renditet në vendin e dytë në grupin G me 7-pikë të grumbulluara ndërsa kuqezinjtë klasifikohen në vendin e tretë me 6-pikë të grumbulluara./F.B, TemA TV



