
Barcelonës i ka rezultuar një goditje rikthimi i Dani Alvesit në ‘’ Camp Nou ‘’. U mendua se riadaptimi mund të ishte një problem për brazilianin por koha e ka treguar se eksperienca e shumë viteve në elitë ia ka mbajtur hapur rrugën drejt suksesit.
Kontrata me ‘’ Los Cules ‘’ është e vlefshme deri në 30 qershor por si duket Xavi Hernandez kërkon ta ketë nën urdhërat e tij edhe për një tjetër sezon pasi është shumë i rëndësishëm për ecurinë e Barcelonës.
Sipas ‘ Marcas ‘ , drejtuesit e kuq e bluve kanë përveshur mëngët për ta përfunduar këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur, për të cilën traineri spanjoll ka dhënë ‘’ Ok ‘’ e menjëhershme sepse i njeh shumë mirë cilësitë e 38 vjeçarit .
Aktualisht ishi i Sao Paolos është një zëvëndësues ideal për Sergino Dest , me të cilin akoma nuk është arritur një marrëveshje për qëndrimin në Katalunjë dhe në këtë mënyrë Daniel Alves do të ketë përsëri mundësinë e fitimit të titujve ashtu siç e bëri në të kaluarën pavarësisht se historia tek Barcelona ka ndryshuar në kohët e fundit .
Në të kaluarën anësori nga Bahia ishte pjesë e sukseseve historike të spanjollëve që lideroheshin nga një lojtar i magjishëm si Lionel Messi , i cili konsiderohet një legjendë e këtij klubi.



